
SHBA ekzekuton një tjetër të dënuar me vdekje, i treti për vitin 2023
Një 62-vjeçar amerikan i dënuar me vdekje për vrasjen e një çifti të moshuar në tetor 2003 u ekzekutua të enjten në Oklahoma. Scott Eisber iu dha një injeksion vdekjeprurës në Institucionin Korrektues Macalister. Ky është i burgosuri i tretë i dënuar me vdekje që ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit.
Gati 20 vite pas “krimeve të tij të tmerrshme, drejtësia është vënë në vend”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Oklahomas, Gendner Drummond, i cili ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit.