SHBA e BE “ia mbledhin” Vuçiçit

Pas Prishtinës, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, u nis në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Qëllimi i vizitës urgjente ishte gjetja e “ zgjidhjeje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës”.

Lajçak u shpreh aty se nuk preferon që barrikadat në veri të hiqen me buldozerë, por përmes rrugëve diplomatike.