
SHBA do të dhurojë sërish $1mld armë për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk mund të humbin fokusin në konfliktin tre-mujor dhe kështu, SHBA-të do të dërgojnë 1 miliard dollarë më shumë armë në Kiev, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes bregdetare dhe municionet për artilerinë dhe sistemet e avancuara të raketave.
Kjo ishte deklarata e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, i cili foli në Bruksel në takim me dhjetëra ministra të mbrojtjes që po punojnë për të koordinuar ndihmën për Ukrainën.
Nga ana tjetër, Rusia akuzoi vendet perëndimore, duke thënë se gjaku i civilëve të vrarë ukrainas ishte në duart e vendeve perëndimore që furnizonin me armë.