SHBA do të dërgojë raketa precize në Ukrainë

Këshilltari i Pentagonit, Colin Kahl tha se SHBA do të dërgojë 4 sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë në Ukrainë, armë që mund të godasin me saktësi objektivat 50 milje larg.

Ato janë pjesë e paketës së re të armëve të Presidentit Joe Biden prej 700 milionë dollarësh për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus, së bashku me një mori pajisjesh të tjera ushtarake.

Rusia e kritikoi masën, duke akuzuar SHBA-të se po i ‘shton benzinë zjarrit’ duke furnizuar Ukrainën me raketa të avancuara dhe tha se nuk beson që Kievi nuk do t’i hedhë ato në Rusi.