
SHBA dhe NATO i përgjigjen Rusisë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
SHBA dhe NATO i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së Rusisë që NATO të tërheqë trupat dhe të mos pranojë Ukrainën si anëtare e Aleancës.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se përgjigjja e SHBA-ve përcakton një rrugë serioze diplomatike për të zgjidhur konfrontimin, në një letër private drejtuar qeverisë ruse.
Blinken iu drejtua mediave menjëherë pasi zëvendësi i tij Wendy Sherman deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten të bindura se Putin ishte gati të përdorte forcën kundër Ukrainës dhe ky plan vijon deri në mes të shkurtit.
Ai tha se letra theksonte se Kievi mund të zgjedhë aleatët e vet, duke kundërshtuar kërkesën e Moskës për një premtim që Ukraina nuk do bashkohet me aleancën e NATO-s.
Letra, e cila u koordinua me Kievin dhe aleatët e SHBA-së në Evropë, hap gjithashtu derën për avancimin e bisedimeve për kontrollin e armëve me Rusinë mbi çështjen e raketave dhe armëve bërthamore të pozicionuara në Evropë.
Blinken theksoi se pret të bisedojë në ditët në vijim me zyrtarin rus Sergey Lavrov, sapo Moska zyrtare të jetë gati për të diskutuar hapat e radhës.