
SHBA çel sezonin festiv, Biden ndez dritat e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë
Në SHBA ka nisur zyrtarisht sezoni festiv. Presidenti amerikan Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill bënë numërimin mbrapsht për ndezjen e Pemës së Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, ashtu siç e kërkon tradita 100-vjeçare.
Në event Biden mbajti një fjalim të shkurtër, me theks tek uniteti dhe premtimet e që u mbyll me urimin klasik në SHBA. “Nga familja Biden tek tuajat, gëzuar Krishtlindjen Amerikë. Zoti ju bekoftë të gjithëve ju, dhe I mbroftë trupat tanë”.
Pema ikonë është 8.5 metra e lartë dhe zbukurohet me gati 4 mijë metra shirita me drita. Ceremonia 100-vjeçare e nisur me presidentin Calvin Cooldige në 1923-shin, zhvillohet çdo vit duke bërë bashkë mijëra njerëz që festojnë.