SHBA, 23 vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme dhe vret 8 persona

Arratia e 23 vjeçarit Romeo Nance i cili bëri një vrasje të 8-fishtë duket se mori fund, pasi u qëllua për vdekje pranë qytetit Natalia në Teksas gjatë një konfrontimi me forcat e policisë. Romeo i kreu vrasjet në vende të ndryshme të qytetit të vogël Joliet të Illinois. 7 nga viktimat u gjetën në dy shtëpi, teksa e teta u zbulua të dielën.

Në një deklaratë, departamenti i policisë Joliet tha se Nance ishte pikasur nga Marshallët e SHBA pranë Natalias rreth orës 20:30.

Motivi i sulmit nuk është bërë menjëherë i qartë, por i dyshuari besohet se i ka njohur viktimat.