Shakira publikoi këngën e re, kujt ia dedikon?

Shakira po i tregon botës ndjesitë e saj përmes muzikës dhe në bashkëpunimin e ri me Karol G. Që pas ndarjes nga Piqué, kjo është kënga e tretë (pas “Monotonia” dhe “BZRP”)  që Shakira i dedikon ish-partnerit me të cilin ka dy fëmijë Milan (10 vjeç) dhe Sasha (8 vjeç). Ndarja e tyre bëri shumë bujë, pasi ish-futbollisti e tradhtoi këngëtaren me Clara Chia Marti.

‘Përleshjet’ melodike ndaj Pique-s vazhdojnë pasi kënga e saj e re trajton edhe një herë ndarjen dhe pabesinë. Kënga vjen nga albumi i ri i Karol, Mañana Será Bonito, i cili u publikua sot.

Dy këngëtarët përmes teksteve të tyre flasin për një njeri që i ka bërë keq, ku Shakira i referohet dikujt që është larguar. Fansat e yllit kolumbian, duke dëgjuar këngën e re, natyrshëm menduan për ndarjen e saj me Gerard Pique.

Në fund të fundit, këngëtarja ka treguar se nuk ka frikë të ndajë mendimet e saj përmes këngëve të saj, ndaj kësaj radhe thotë: “Nuk je më i mirëpritur”, “të shoh me një partnere të re më ka lënduar”, “ajo që jetuam, harrova dhe kjo është ajo që të ofendon. Jeta u bë më mirë tani”, ndërsa në një moment tjetër këndon: “Tani do të kthehesh, e shoh po”.