
Shakira pas ndarjes, “më e fortë se një luan”
Shakira ka vendosur të flasë për forcën e gjetur pas ndarjes me yllin e futbollit spanjoll Gerard Pique pas 11 vitesh së bashku.
Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” foli me gazetarin meksikan Enrique Acevedo për ndarjen e saj nga futbollisti i Barcelonës gjatë një interviste me En Punto con Enrique Acevedo më 28 shkurt. Shakira, e cila ka dy fëmijë me Piqué, shpjegoi se si është fokusuar tek vetja ndërsa ish-i i saj vazhdon me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti.
“Unë kam qenë gjithmonë shumë e varur emocionalisht (nga burrat) duhet ta rrëfej këtë. Unë isha e dashuruar me dashurinë”, tha ajo, duke shtuar se dikur besonte se një grua kishte nevojë për një burrë për të përmbushur veten.
“Në një mënyrë apo tjetër, kam arritur ta mësoj atë nga një këndvështrim tjetër dhe të ndjej se do të jem mirë vetë”, vazhdoi ajo. “Kur një grua duhet të përballet me vështirësi në jetë, ajo del më e fortë. Kur dilni më e fortë do të thotë që po mësoni të njihni dobësitë tuaja dhe të pranoni cenueshmërinë tuaj.”
Tani, këngëtarja 46-vjeçare tha se ndihet e kompletuar me djemtë e saj Milan, 10 vjeç dhe Sasha, tetë, pranë saj.
“Ndihem e kompletuar sepse ndihem sikur mund të varem nga vetja dhe kam dy fëmijë që varen nga unë”, tha ajo.
Shakira shtoi: “Duhet të jem më e fortë se një luan. Kjo forcë, në mënyrë që të jetë e vërtetë dhe jo një fasadë, duhet të jetë rezultat i një dhimbjeje të madhe, pranimi i asaj dhimbjeje dhe tolerimi i zhgënjimit sepse ka gjëra në jetë që nuk dalin ashtu siç duam.”
Në qershor 2022, Shakira dhe Gerard Pique njoftuan se po ndaheshin pas 11 vitesh së bashku. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët. “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i madh, kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë.
Që atëherë, Pique ka bërë publike romancën e tij me 23-vjeçaren Clara Chia Marti në rrjetet sociale.