AlbanianEnglish

Shakira me “fustanin e hakmarrjes” njejtë si Princeshë Diana?

Në festivalin e Filmit në Kanë, para disa ditësh, Shakira u shfaq me e veshur me një fustan të zi spektakolar njësoj si Princeshë Diana.

Tani kur e rishikojmë, duket sikur sinjalet ishin shumë të dukshme, pavarësisht se askush nga ne se mendoi që Shakira do të na jepte të gjitha shenjat në këtë mënyrë.

Të gjitha këto lidhen me njoftimin e Shakirës për ndarjen e saj nga Gerard Pique pas afro 12 vitesh lidhje.

 

Thashethemet filluan të konkretizohen në fund të majit, por raportet e mëtejshme konfirmuan se ata kanë qenë në zënka të vazhdueshme për të paktën tre muajt e fundit.

Në emisionin “Mamarazzis” në Youtube e drejtuar nga Laura Fa dhe Lorena Vazquez bëri të ditur historinë dhe shtoi se çifti ka qenë i ndarë për tre muajt e fundit.

 

Një pabesi e supozuar nga qendërmbrojtësi i FC Barcelonës, Gerard Pique, është ndoshta shkaku i kësaj ndarjeje mes dy personazheve publik. Por shenjat janë të gjitha aty, ndoshta më e madhja është fustani i zi mbresëlënës i Shakirës nga festivali i filmit në Kanë në maj.

Duhet ta kishim parë këtë si sinjal kur Shakira kishte bërë një lëvizje të tillë si Princeshë Diana.

 

Arsyeja pse ky është quajtur “fustani i hakmarrjes” ka një histori të tërë pas saj.

Princeshë Diana kishte zgjedhur ta vishte fustanin pas një skandali me ish-bashkëshortin Princ Charles.

Pasi u njoftua lidhja e tij me Camila Parker-Bowles në vitin 1994, Princesha Diana mori pjesë në Gala të Vanity Fair e veshur me një fustan të bukur të zi që është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të Shakirës.

 

Edhe pse kjo mund të jetë një rastësi, ajo përshkruan në mënyrë të përsosur personalitetin e grave.

Jo vetëm gratë, por edhe burrat, veçanërisht kur ata thjesht i tradhtuan.

Liria që Princeshë Diana e ndjeu për të veshur këtë fustan pas skandalit që mbushi mediat, është e njëjta liri që ndjeu Shakira në Kanë.

You don't have permission to register