Shakira “konfuzon” me dukjen e saj në metro.

Këngëtarja me famë botërore Shakira, thuhet se ka një vlerë neto prej 300 milionë dollarësh, por ajo ka dëshmuar se është ende një mbretëreshë modeste duke hipur në metro.

Por të premten në mbrëmje në Queens, New York City, 47-vjeçarja ka marrë vëmendjen e njerëzve duke u bashkuar me turmat ndërsa hipte në metro, por nga ana tjetër mendohet se ishte atje vetëm për një koleksion fotosh.

Krijuesja e hiteve Hips Don’t Lie ka marrë komente të shkëlqyera pas publikimit të albumit të saj të fundit Las Mujeres Ya No Lloran, i cili përkthehet nga spanjisht në “Gratë nuk qajnë më”.

Duke u dukur elegante si kurrë më parë, Shakira arriti të mbetet disi e “fshehtë” në një ansambël tërësisht të zi.