Shakaja e Elon Musk për Manchester United që xhiroi rrjetin

Ishte një lajm që askush nuk e priste dhe për njëfarë kohe bëri që mediat sociale dhe bota e futbollit të zienin.

A do ta blinte Manchester United njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk për të cilin thuhet sipas Forbes se ka një pasuri me vlerë neto prej 270 miliardë dollarësh postoi një status në Tëitter në të cilën shkruhej: “Gjithashtu, do të blej Manchester United, jeni të mirëpritur.”

Ky postim bëri që të mblidheshin më shumë se 400,000 pëlqime.

Por pse ishte kaq i besueshëm për njerëzit?

Në fakt, ka qenë një fillim i dhimbshëm i sezonit të ri për United.

Ata janë në fund të Ligës Premier pas dy humbjeve, ylli Cristiano Ronaldo mund të largohet, ndërsa nënshkrimet e reja nuk po realizohen. Tifozët e tyre janë të shqetësuar.

Klubi ka qenë në rënie që kur Alex Ferguson u tërhoq si menaxher në vitin 2013 dhe gishtat janë drejtuar tek familja Glazer, e cila e ka në pronësi klubin që nga viti 2005.

Ka pasur protesta të shumta kundër pronësisë së Glazers në vitet e fundit duke përfshirë një në maj 2021 që bëri që ndeshja e ‘Djajve të Kuq’ kundër Liverpool të shtyhej.

Tifozët e Manchester United po planifikojnë një tjetër protestë kundër familjes amerikane.

Disa tifozë mirëpritën interesin e Musk për klubin, i cili u vlerësua në 4.6 miliardë dollarë nga Forbes në fillim të këtij viti.

Madje, ish lojtari i Liverpool-it dhe Holandës, Ryan Babel e pa një mundësi. Tifozët filluan të krijonin edhe meme se si futbollistët do të lëviznin me makina elektrike dhe pajisje hapësinore, duke iu referuar kompanisë teknologjike të Musk.

Twitter

Por aludimet nuk zgjatën shumë.

Musk, i cili ka më shumë se 103 milionë ndjekës në Twitter, sqaroi se ai thjesht po bënte shaka. Ndërkohë, United nuk e ka komentuar ende shakanë që trazoi rrjetin.

*Tibo News.