Sfidat pas ndryshimit të pronarit të Twitter

Me Twitter-in tani në duart e personit më të pasur në botë, pas muajve të dramës ligjore që mbolli dyshime nëse Elon Musk do ta zotëronte kompaninë, analistët thonë se tani fillojnë sfidat e vërteta.

Musk tashmë ka hedhur sëpatën, duke “pastruar” CEO të kompanisë, CFO dhe shefin e saj të çështjeve ligjore dhe politikave.

Të premten, profili i reperit Kanye West në Twitter, i cili u pezullua për postimin e komenteve antisemitike, u kthye në platformë. Musk tha se ishte restauruar përpara se të blinte Twitter.

Ai tha gjithashtu se do të rivendoste llogarinë e ish-presidentit të SHBA Donald Trump. Trump tha se ishte i lumtur që Twitter ishte në “duart e sigurta”, por ai nuk tha nëse do të kthehej në llogarinë e tij.

Përveç formësimit të asaj që ai e quajti “sheshin e përbashkët dixhital të qytetit”, Musk ka thënë gjithashtu se dëshiron ta kthejë Twitter-in në një të ashtuquajtur “super aplikacion” që ofron gjithçka, nga transfertat e parave deri te blerjet dhe udhëtimet.

Sipas një burimi, Musk u ka thënë investitorëve se ai gjithashtu planifikon të shesë abonime premium në Twitter për të reduktuar varësinë nga reklamat, për të lejuar krijuesit e përmbajtjes të bëjnë para dhe të mundësojnë pagesat.

*TiboNews