
Sfida e sipërmarrësit nigerian, ndërtimi i furgonave elektrikë
Një sipërmarrës nigerian Mustapha Gajibo ka konvertuar furgonët me benzinë në automjete elektrike në punishten e tij.
Ai po shkon një hap më përpara për të ndërtuar autobusë me bateri diellore. Një përpjekje kjo për të promovuar energjinë e pastër dhe për të frenuar ndotjen.
Prodhuesi dhe eksportuesi kryesor i naftës së papërpunuar në Afrikë ka subvencionuar shumë benzinë dhe një furnizim më të vogël me energji elektrike .
Një kombinim që mund të dekurajojë këdo që dëshiron të investojë në automjete elektrike.
Por Gajibo, një 30-vjeçar që e braktisi universitetin nuk e shqetëson ky fakt.
Ai thotë se rritja e çmimeve globale të naftës dhe ndotja i bëjnë automjetet elektrike një alternativë edhe më të vlefshme në Nigeri.
Tashmë në punishten e tij ka hequr motorët me djegie nga 10 furgonë, duke i furnizuar ata me bateri diellore.
Bateria e tyre arrin të mbuloj një distancë prej 100 km me një karikim të vetëm, tha ai.
Projekti i tij më ambicioz është ndërtimi i autobusëve nga e para. Ato do të pajisen me panele diellore dhe bateri.
“Ndërsa po ju flas tani në punëtorinë tonë, ne po ndërtojmë një autobus 12-vendësh që mund të përshkojë deri në 200 kilometra me një karikim,” tha Gajibo.
Për momentin, Gajibo ka një stacion karikimi të mundësuar nga dielli.
Ka pengesa të tjera si mungesa e valutës së huaj që e bëjnë të vështirë importimin e pjesëve. Pra, ai po kërkon t’i marrë ato në Nigeri.