
Sezoni turistik godet monedhën europiane
Duket se monedha e përbashkët europiane po barazohet në tregun vendas me dollarin amerikan. Javët e fundit euro është ulur ndjeshëm në tregun vendas duke u shitur këtë të enjte me 118.25 lekë. Ditët e fundit në disa raste, dollari amerikan ka kushtuar më shtrenjtë se euro, ndërsa sot 1 euro kushton 1.05 dollarë. Një tjetër efekt që ka mbiçmuar lekun është edhe sezoni turistik, ku sasi të mëdha të euros hyjnë në vendin tonë çka rrit kërkesën për monedhën vendase dhe ul vlerën e monedhës europiane.
Lëvizja e fundit e Bankës së Shqipërisë për rritjen e normës bazë të interesit pritet të forcojë më tej lekun.