
Seritë e kontaminuara të ‘Wudi’ po hiqen nga raftet e marketeve
Një ditë pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se 5 lloje të produkteve Wudi kanë rezultuar me një bakter që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut, qytetarët kanë nisur t’i kthejnë ato pranë marketeve ku i kanë blerë për shkak të frikës.
Ndonëse AKU ka njoftuar se po bëhet tërheqja nga tregu e produkteve Wudi, pasi kanë konstatuar në përbërje bakterin e rrezikshëm, dyqane të ndryshme në kryeqytet vijojnë t’i kenë të ekspozuara.
AKU njoftoi dy ditë më parë se bakteri u zbulua nga analizat e në laboratorët në Itali, dhe disa lote me disa data skandence janë ato që tërhiqen nga tregu.
Njoftimi i plotë si më poshtë:
