
Sërish publike të dhënat e shqiptarëve
Janë rishfaqur sërish hakerat të cilët pak kohë më parë vodhën dhe bënë publike të dhëna nga faqa zyrtare e-Albania.
Së fundmi faqja “Homeland Justice” e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, ka bërë sëfundmi publike të dhënat personale dhe numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Paraprakisht marrja e informacioneve dyshohet të jetë bërë pas hakerimit që iu bë në muajin korrik disa prej faqeve të institucioneve shqiptare.
“Homeland Justice” ka bërë publike edhe e-maile të institucioneve të rëndësishme shqiptare, edhe ato të kryeministrit Edi Rama.
Sipas mediave, për këtë çështje në vendin tonë kanë ardhur specialistë nga FBI amerikane për të kryer hetime.
*Tibo News