Serie A, nis fushata e abonimeve

Juventus rezulton  klubi me çmimet më të larta për abonimet për sezonin e ardhshëm.

Bileta vjetore më e lirë e sezonit kap shifrën 650 Euro, një shifër gati  trefish më e lartë krahasuar me emrat e tjerë të mëdhenj të ligës.

Kartoni më i shtrenjtë arrin shumën 2700 Euro në tribunën më të mirë, atë të pjesës perëndimore.

Shpenzimet për të ndjekur ndeshjet e Inter në shtëpi variojnë nga 269 Euro deri në një maksimum prej 2500 Euro.

Për Milanin paguhet minimalisht 199 Euro, ndërsa zona më e shtrenjtë ka çmimin sezonal 3000 Euro.

Çmimet e abonimeve të Romës shkojnë afërsisht sa dy skuadrat milaneze.

*Tibo News.