
Seriali i ri “Lord of the Rings” me vlerë $1milard
Është zbuluar titulli i serisë televizive “Lord of the Rings” me vlerë 1 miliard dollarësh përpara publikimit në shtator të këtij viti.
Seriali do të quhet “The Lord of the Rings: The Rings of Power” dhe do të publikohet në 2 shtator 2022.
Raportohet se ky prodhim i ka kushtuar “Amazon Studios”, vetëm sezoni i parë, rreth 465 milion dollarë.
Drama e re epike sjell në ekran për herë të parë historinë përrallore të “Second Age of Middle-earth’s”, shkruar nga J.R.R. Tolkien.
Duke mbuluar një hapësirë prej mbi 3000 vjetësh, “The Rings of Power” nuk është një përshtatje e drejtpërdrejtë në të njëjtën mënyrë si filmat “The Lord of the Rings” dhe “The Hobbit” të Peter Jackson.
Burimi më i madh i frymëzimit të “The Rings of Power” do të jenë triologjia e librave “Lord of the Rings” me të njëjtin emër dhe ndonëse detajet specifike të historisë mbeten disi të paqarta, trailerat dhe imazhet zyrtare japin të kuptojë se “The Rings of Power” do të jetë për shumë kohë në ekran.