
Serialet më me zë, me fundin më të papërshtatshëm
Të gjitha gjërat e mira duhet të kenë një fund, madje edhe shfaqjet e suksesshme televizive.
Ndonjëherë pikërisht ato më të mirat, kanë përfundimet më të këqija.
Më poshtë do të gjeni disa nga serialet më të dashura për publikun, që fundi i tyre nuk e justifikoi dashurinë që morën përgjatë sezoneve.
- 13 Reasons Why (2017-2020)
Seriali “13 Reasons Why”, i bazuar në librin e Jay Asher me të njëjtin emër, ka të bëjë me një djalë adoleshent që merr një seri kasetash nga një shok klase, pas vetëvrasjes së tij.
Ndërsa shfaqja e diskutueshme erdhi si diskutim për vetëvrasjet , ajo vazhdoi për tre sezone të tjera.
Duke i bërë jehonë asaj që menduan shumë fansa, Robyn Bahr, shkroi: “Popullariteti i tij çoi në tre kapituj shtesë dhe për të ardhur keq, të cilët ngadalë evoluan, nga zhgënjyes (Sezoni 2) në qesharak (Sezoni 3) në të mjerueshëm (Sezoni 4) i cili me sa duket u përpoq të konkurronte me ‘Riverdale’ të CW-së.”
Ndërsa sezoni i parë i shfaqjes mori vlerësime të shkëlqyera dhe një rezultat prej 79% në Rotten Tomatoes, shumë fansa menduan se zbulimi i identitetit të Gossip Girl e prishi shfaqjen.
Të tjerë ishin të mërzitur se sa pak kuptim kishte të vazhdonte një shfaqje për shkollën e mesme, kur personazhet ishin jashtë saj.
“Pretty Little Liars” kishte të bënte me një grup vajzash adoleshente që mbanin një sekret vdekjeprurës.
Shumë fansa menduan se sezoni i fundit nuk e justifikoi pritjen shtatëvjeçare.
Ata mësuan identitetet e A, Uber A, A.D., dhe kuptuan se e vërteta ishte krejtësisht e paqartë.
- How I Met Your Mother (2005-2014)
Pyetja kryesore, shoqëruese përgjatë nëntë sezoneve, “ Si u takua personazhi kryesor Ted Mosby me gruan dhe nënën e fëmijëve të tij ?”
Fansat prisnin shumë këtë dhe kur u zbulua se nëna nuk ishte ajo që prisnin fansat, ata u zhgënjyen.
Sezoni i fundit dukej si i shkëputur nga pjesa tjetër e sezoneve, ku në fakt doli se nuk ishte për një pyetje të vetme, atë që na sillte në mendje titulli, por për shumë vite miqësie në rritje dhe për ndihmën e njëri-tjetrit për mbijetesë.
- Modern Family (2009-2020)
I nominuar për shtatë çmime “Emmy” për serialin komedi më të mirë, me pesë fitore, “Modern Family”,ishte shumë i dashur për të gjithë.
Në fund, shfaqja mund të ketë zgjatur disa sezone më shumë, vetëm prej fansave, duke dëshmuar se ndonjëherë nga një gjë e mirë e tepruar vjen diçka jo e mirë.
*Tibo News