Sergio Mattarella “zgjidh” krizën politike në Itali

Kreu i shtetit italian Sergio Mattarella është rizgjedhur për një mandat të dytë. Krerët e partive i kërkuan presidentit aktual që të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, për shkak se nuk arritën konsensusin për të zgjedhur një pasardhës.

Përfaqësuesit në parlament falënderuan presidentin 80 vjeçar që pranoi të mbante postin, ndonëse përpjekjet e dështuara për ta zëvendësuar atë gjatë 7 raundeve të votimit kanë lënë plagë dhe pasoja potencialisht të rrezikshme për stabilitetin politik.

Nga ana tjetër tregjet financiare ka të ngjarë të reagojnë pozitivisht ndaj status quosë- që pasi kryeministri mario Draghi i cili u pa si kandidat për president, do vijojë të mbajë postin aktual.

Mattarella siguroi mandatin e dytë me 505 votat e nevojshme. Ai e kishte përjashtuar mundësinë e qëndrimit në detyrë, por ndryshoi mendje për shkak të destabilitetit politik të krijuar në vend.

Në sistemin politik të Italisë, presidenti është një figurë e fuqishme që mund të emërojë kryeministra dhe për të zgjidhur krizat politike me vendime me peshë të madhe politike.