
Serbia- Rusisë: Jepi fund rekrutimit të qytetarëve serbë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se Rusia duhet t’u jap fund përpjekjeve për rekrutimin e serbëve për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Wagner në Ukrainë.
Ai kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e rrjeteve sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi Wagner thërret vullnetarët që t’u bashkohen radhëve të tij.