Serbi, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u sollën për të mbështetur listën e Partisë Përparitare Serbe (SNS). Kjo çoi në ndryshimin e vullnetit elektoral të votuesve, prandaj koalicioni kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd, përsëritjen e votimit dhe pastrimin e listave zgjedhore.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (REK) hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet e opozitës për zgjedhjet parlamentare.