
Serbët drejt shkëputjes nga Bosnje & Hercegovina
Bashkësia etnike Serbe brenda Bosnjes u mblodh në një asamble të jashtëzakonshme nga ku shprehu qëndrimin për shkëputje nga autoriteti i Sarajevës.
Diskutimet u pasuan nga tensione të shumta dhe kërcënime se do të kishte sanksione ndaj Republika Srpska dhe presidentit të saj Milorad Dodiç.
Një lëvizje e tillë pritet të sjellë një konflikt të ri në një Bosnje që akoma lëngon nga pasojat e luftës së fundit.
Forcat e ndryshme politike brenda vendit kërkojnë me ngulm ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për të defaktorizuar përpjekjet e Rebublika Srpska për shkëputje, të mbështetur nga Beogradi zyrtar.
Bosnja & Hercegovina kaloj një konflikt të përgjakshëm gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë duke shkaktuar mijëra viktima dhe rrënimin e plotë ekonomiko-shoqëror të vendit.