Senatorja e parë e Australisë me hixhab

Fatima Payman bëri histori kur u bë gruaja e parë me hixhab që iu bashkua parlamentit të Australisë javën e kaluar.

Ajo është gjithashtu personi më i ri në parlamentin aktual, që thuhet se është më i larmishmi ndonjëherë.

“Unë nuk gjykoj dikë që vesh shapka dhe pantallona të shkurtra,” tha ajo në një intervistë për BBC. “Kështu që unë nuk dua të gjykohem sepse mbaj një shall në kokë. Unë jam po aq australiane sa ata.” Payman thotë se zgjedhja e saj në parlament është e rëndësishme për myslimanët australianë.

Babai i ndjerë i Fatima-s, një refugjat afgan, e futi atë në politikë. Ai i thoshte se do ta kthente në Afganistan që ajo të ndihmonte njerëzit.

“Ai më thoshte kështu sepse kurrë nuk mendoi se unë kisha një shans në Australi,” thotë ajo.

Ajo iu referua gjithashtu një incidenti që ndodhi pesë vjet më parë, kur senatori Pauline Hanson veshi një burkë në Senat duke bërë thirrje për ndalimin e saj.

“Unë jam e re, jam progresive dhe familja ime ka lindur jashtë shtetit”, tha Fatima Payman në fjalimin e saj në Parlament. “Unë jam një përfaqësuese e Australisë moderne.”

Ajo shton se beson se një deputet apo senator i veshur me hixhab një ditë nuk do të jetë më titujt kryesorë dhe këtë shpreson ta arrijë.

 

*TiboNews