Senatori amerikan thirrje vendeve skeptike të BE-së: Njihni Kosovën

Senatori amerikan Ritchie Torres u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën si vend të pavarur. Senatori u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.

Ai lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social Twitter. “Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, shkruan ai.