
Senatori Amerikan i kërkon Apple dhe Google ndalimin e TikTok
Aplikacioni viral TikTok ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes si një rrezik potencial për sigurinë kombëtare në SHBA.
Senatori Amerikan, Demokrati Michael Bennet i cili është anëtar i Komitetit të Inteligjencës ka i ka dërguar një letër drejtuesve të Apple dhe të Alphabet duke iu thënë se TikTok duhet të hiqet nga pajisjet Apple dhe ato Android.
Kongresi tashmë e ka ndaluar TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, nga pajisjet e qeverisë federale.
Aplikacioni i mediave sociale, i cili shfaq video të shkurtra, është vënë nën kritika në rritje për shkak të shqetësimit se qeveria e Kinës mund ta përdorë atë për të mbledhur të dhëna për amerikanët ose për të avancuar interesat kineze.
Në letrën e tij drejtuar drejtuesve të Apple dhe Google Play, senatori Bennet shkroi :”Asnjë kompani që i nënshtrohet diktateve të Partisë Komuniste Kineze nuk duhet të ketë fuqinë për të grumbulluar të dhëna kaq të gjera për popullin amerikan ose për të kujdesur përmbajtjen për gati një të tretën e popullsisë. Duke pasur parasysh këto rreziqe, ju bëj thirrje të hiqni menjëherë TikTok nga dyqanet tuaja të aplikacioneve përkatëse.”
Përpara letrës së Bennet, republikanët kanë udhëhequr kryesisht akuzat ndaj TikTok dhe shqetësimet e tij të mundshme të sigurisë kombëtare, megjithëse senatori demokrat Dick Durbin më parë u kërkoi amerikanëve të ndalonin përdorimin e aplikacionit.
Në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, e cila tani është në duart e republikanëve, Komiteti i Punëve të Jashtme planifikon të mbajë një votim këtë muaj mbi një projektligj që synon të bllokojë përdorimin e TikTok në SHBA.
*TiboNews