Senati italian diskuton të mërkurën marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Të mëkurën e ardhshme do të mbahen në Senatin Italian diskutimet për ratifikimin e protokollit për mbërritjen në Shqipëri të rreth 3 mijë azilkërkuesve nga Afrika që shpëtohen në det dhe që aktualisht ndodhen në Itali. Në datë 24 Janar, Dhoma e Deputetëve italianë miratoi protokollin me shumicë votash ndërsa duhet edhe miratimi nga Senati që ky protokoll të zbatohet në praktikë.

Edhe në parlamentin shqiptar ka ndodhur shtyrja e miratimit të protokollit, pasi Gjykata Kushtetuese me datë 29 Janar i dha dritën jeshile ratifikimit. Gjykata Kushtetuese e konsideroi Protokollin për Migracionin në pajtim me Kushtetutën sepse nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Protokolli për Migracionin me Italinë u nënshkrua mes kryeministrit Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni më 6 Nëntor 2023.

Ndërkaq, lidhur me kostot projektligji parashikon që pala italiane, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes krediton 16.5 milionë euro si paradhënie të një shume të rimbursimeve që lidhen me vitin e parë të aplikimit. Më pas, pala shqiptare do t’i komunikojë palës italiane shumën e shpenzimeve të kryera. Sipas ligjit, autorizohen shpenzimet që synojnë krijimin e strukturave dhe pajisjeve instrumentale të nevojshme, që arrijnë në rreth 47.7 milionë Euro. Është krijuar një fond me një fond prej 89.1 milionë Euro për këtë vit dhe 118.5 milionë euro për secilin nga vitet 2025-2028.