
Senati amerikan i jep OK mosndryshimit të orës, ç’do të thotë kjo
Senati amerikan ka miratuar legjislacionin që e bën orën e pandryshueshme gjatë dy stinëve duke filluar nga viti 2023. Kjo i jep fund ndryshimit të orës dy herë në vit, një lëvizje e promovuar nga mbështetësit që mbrojnë idenë për pasdite më të ndritshme dhe më shumë aktivitet ekonomik.
I ashtuquajturi ‘Akti i Mbrojtjes së Diellit’ i vitit 2021 u miratua unanimisht, por duhet që ta miratojë Dhoma e përfaqësuesve dhe të nënshkruhet më pas nga presidenti Joe Biden që të kthehet në ligj.
Për ata që dëshironin t’i jepej fund ndryshimit vjetor të orës, kjo shtytje edhe pse e vonshme në Kongres është ndoshta më mirë sesa të mos bëhej kurrë.
Ora e kursimit të ditës aktualisht përbën rreth tetë muaj të vitit në SHBA, me pjesën e mbetur të quajtur kohë standarde.Senati amerikan i jep OK mosndryshimit të orës, ç’do të thotë kjo.
Ora e kursimit të ditës filloi si një përpjekje për të shfrytëzuar më shumë orë me dritë dielli në ditë gjatë muajve të verës dhe për të reduktuar përdorimin e energjisë, megjithëse kritikët kanë vënë në dyshim efektivitetin e saj.
Ndërkaq, ekspertët e shëndetit thonë se ndërrimi i orës dy herë në vit ka herë në vit ka çuar në një rritje të mungesës së gjumit dhe probleme të tjera shëndetësore mes qytetarëve. Akademia Amerikane e Mjekësisë për Gjumin mbështet një kohë standarde gjatë gjithë vitit, pra të mos ketë ndryshim të orës.
Një sondazh i Economist/ YouGov i realizuar në vjeshtën e kaluar zbuloi se 63 % e të rriturve amerikanë e donin heqjen e ndryshimit të orës dy herë në vit.
Gjatë katër viteve të fundit, të paktën 18 shtete kanë miratuar ligje për të kaluar përgjithmonë në kohën e kursimit të ditës, megjithëse ligji federal duhet së pari të ndryshohet për ta lejuar atë.