Sëmundjet kronike po shkaktojnë rritje në popullatën shqiptare

Sëmundjet kronike po shkaktojnë rritje në popullatën shqiptare.

Hipertensioni është një prej tyre e cila rezulton sëmundja më e shpeshtë me rreth 250 mijë të prekur, pasuar nga diabeti, që regjistron gati 7 mijë raste të reja çdo vit.

“Ka një prirje të lehtë për tu shtuar sëmundjet kronike në Shqipëri, shtrimet në spital janë rritur shumë, prevalenca vetëm mund të rritet për arsye kryesore të rritjes së moshës mesatare të popullatës.”

Më të prekurit janë meshkujt dhe grupmosha mbi 60 vjeç.

“Gjirokastra, Berati, deri diku Korça, Fieri janë qarqe në Shqipëri me një risk më të madh për shfaqjen e disa sëmundjeve kronike, sidomos kancerit dhe qarkullimit të gjakut.”

Pavarësisht tendencës në rritje, sipas ekspertëve ashtu siç vërehet edhe në botë vdekshmëria nga sëmundjet kronike ka ardhur në rënie nga viti në vit.

“Ne kemi vërejtur frenim të vdekshmërisë ose ulje të qartë të saj, kjo është parë tek grupmosha nën 70 vjeç. Tashmë popullata shqiptare është shumë më e ndërgjegjësuar.”

Kequshqyerja, obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, alkooli dhe duhani janë faktorët kryesore të rrezikut të sëmundjeve kronike në vend.