Selena kalon Kylie Jenner në Instagram, sa njerëz e ndjekin?

Vetëm pak ditë pasi ia kaloi Kylie Jenner-it si  “më e ndjekura” në Instagram, Selena Gomez tashmë numëron 400 milionë ndjekës në Instagram, që do të thotë se ajo është gruaja e parë që arrin numrin ‘magjik’ në platformën e mediave sociale.

Kylie ishte më e ndjekura në Instagram më herët. Ndjekësit e Kylie deri më tani janë 382 milionë. Muajin e kaluar, kur Selena u bë më e ndjekura në Instagram, njoftoi largimin nga rrjetet sociale.

Selena postoi më pas një video në TikTok ku shprehej: “Jam shumë e lumtur, jam shumë e bekuar. Unë kam miqtë më të mirë dhe fansat më të mirë në të gjithë botën dhe thjesht nuk mund të jem më e lumtur se kaq.” Unë jam mirë, më pëlqen kështu siç jam, nuk më intereson gjë tjetër… Dhe po, do të largohem pak nga mediat sociale, sepse më duket pak budallallëk dhe unë jam 30 vjeç. Jam pak e vjetër për këtë. “Ju dua shumë djema dhe do shihemi sërish bashkë. Thjesht më duhet të bëj një pushim nga gjithçka.”

Pasi kaluan disa ditë, shumë shpejt Selena u rikthye në rrjetet sociale duke publikuar një sërë fotosh me familjen e saj.

*Tibo News