Selena dhe Zayn në një lidhje, ç’mendon Gigi Hadid?

Thashethemet se Zayn Malik dhe Selena Gomez po dalin bashkë kanë pushtuar internetin dhe të gjithë po pyesin se çfarë mendimi ka Gigi Hadid për këtë situatë.
Zayn dhe Gigi ishin në një marrëdhënie për më shumë se pesë vite dhe u ndanë në tetor 2021, një vit pasi ata mirëpritën vajzën e tyre, Khai Hadid Malik, për të cilin ata vazhdojnë të kenë një kujdes të veçantë të dy bashkë.
Pas lajmit për lidhjen e re të përfolur të Zayn dhe Selenës, një burim zbuloi për Us Weekly se supermodelja nuk kishte asnjë problem për një lidhje të mundshme mes tyre.
Një burim i brendshëm hodhi poshtë çdo spekulim që mund të lindte, duke thënë: “Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn të krijojë marrëdhënie të re. Për sa kohë që ai është i lumtur dhe i qëndrueshëm dhe vazhdon të jetë një prind i mirë i Khai-t, ajo se ka aspak problem.”
Insajderi vazhdoi të zbulojë se Gigi “ka bërë para” nga marrëdhënia e saj me yllin e One Direction dhe po, “po argëtohet”. Muajt e fundit Hadid ka patur një lidhje romantike me Leonardo Dicaprio, por ende nuk ka komentuar publikisht mbi këto spekulime.
Lajmet për romancën e supozuar të Zayn dhe Selenës u përhapën për herë të parë në mars kur dyshja u pa në një restorant të famshëm në Nju Jork.
Lajmi për natën e tyre romantike u bë virale pasi një përdorues i TikTok pretendoi se i kishte parë ata të hynin në restorantin ku punonte “duke i bërë dorë për dore”.
Një burim i tha ET: “Selena dhe Zayn dolën në SoHo në qytetin e Nju Jorkut mbrëmë rreth orës 22:30.
“Shumica e stafit të restorantit dhe vizitorëve të restoranteve nuk i vunë re. Dukej sikur ishin rehat së bashku dhe ishte e qartë se ishte një takim,” përmbyllën ata.