Sekuestrohet rreth 550 mijë euro pasuri në Elbasan dhe Cërrik

Në Elbasan janë sekuestruar disa prona me vlerë 550 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga të ardhura prej krimit, pronarët e të cilëve rezultojnë të dënuar për prostitucion.

Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, ka vendosur të sekuestrojë pasuritë në pronësi të Arjan Kamanit, konkretisht dy prej tyre, 1 objekt 3-katësh me aktivitet bar, restorant dhe hotel dhe një makinë e tipit “Lamborghini”. Dyshohet se pasuritë e sekuestruara kanë burimin nga veprimtari kriminale të kryera nga Kamani.

Ky i fundit rezulton i dënuar në Belgjikë, për Trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion”.

Policia ka sekuestruar gjithashtu pasurinë e Uard Kalotit, 34 vjeç, banues në Elbasan. Bëhet fjalë për një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në qytetin e Elbasait.

Kaloti rezulton i dënuar në Itali, për “Trafikim dhe shfrytëzimi për prostitucion”.