Sekuestrohet kokainë me vlerë 80 mln $ në Xhamajkë

Autoritetet xhamajkane kanë sekuestruar kokainë me vlerë 80 milionë dollarë që ishte fshehur në një anije në portin e Kingston, e cila është një nga kapjet më të mëdha të lëndëve narkotike në atë vend, njoftuan autoritetet lokale.

Organizatat kriminale transnacionale kanë përdorur prej kohësh Xhamajkën si një qendër për operacionet e kontrabandës së armëve dhe drogës në Amerikën e Veriut dhe Evropë, duke përfshirë kontrabandën e kokainës.