Sekuestrohet 1 ton drogë sintetike mes hurmave të Arabisë

Autoritetet në Jordani kanë sekuestruar rreth 1 ton drogë sintetike, e fshehur në një ngarkesë me hurme në kufi me Irakun. 6 milionë pilulat e drogës të njohura si Captagon u gjetën në dy kamionë frigoriferikë, në një prej sasive më të mëdha të kësaj lënde narkotike të sekuestruar në vend.

Captagon, i quajtur ndryshe si “kokaina e të varfërve”, prodhohet në sasi të mëdha në Siri. Sipas një raporti të vitit 2021 prodhimi i Captagon kishte një vlerë tregu prej rreth 3.5 miliardë dollarë. Përplasjet midis ushtrisë jordaneze dhe trafikantëve të drogës po bëhen më të shpeshta. Janarin e kaluar u vranë 27 trafikantë.