
Sekreti për të mos humbur kujtesën gjatë plakjes
Me kalimin e moshës, njerëzit preken nga shumë ndryshime dhe probleme, mes tyre humbja e kujtesës. Por një studim i fundit ka zbuluar se humbja e kujtesës mund të trajtohet me multivitamina.
Gjetjet nga studimi Cosmos-Web lidhen mes përdorimit të përditshëm të multivitaminave dhe ngadalësimit të procesut të humbjes së kujtesës që shoqërohet me plakjen.
Për të vërtetuar këto gjetje u morën në studim 3.562 të rritur që morën suplemente multivitamin dhe placebo. Pjesëmarrësit e moshës 60 vjeç u survejuan për tre vjet. Ata që morën multivitamin rezultuan më të zotët në testin e kujtesës sesa ata që morën placebo.
Sidoqoftë ekspertët thonë se para se të nisni trajtimin, duhet të konsultoheni me një mjek apo dietolog.