
Sekreti për të larguar kollën
Ndryshimi i stinëve shpesh shoqërohet edhe me viroza, kolla është një prej tyre.
Mënyra natyrale për ndalimin e kollës dhe përmirësimit e frymëmarrjes tuaj është lehtësisht e aksesueshme .
Përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes e gjeni më poshtë.
Përbërësit:
- 1) 1/2 lugë çaji karafil
- 2) 1/2 lugë çaji trumzë
- 3) 1/2 lugë çaji shafran i Indisë
- 4) 2 lugë çaji mjaltë
- 5) lëngun e 1/2 së limonit
- 6) 1 qese me çaj jeshil
Përgatitja
Bustinën e çajit dhe të gjitha barishtet hidhini në një filxhan kafeje me ujë të valë.
I lini për rreth 3 minuta dhe më pas kullojeni duke shtuar mjaltin dhe lëngun e limonit.
Pavarësisht metodave natyrale për zgjidhje, në raste shqetësimesh të tjera, mos nguroni të kontaktoni mjekun e familjes.