Sekreti kundër plakjes dhe ndihmuesi i jetëgjatësisë

A mundet një lëvizje e thjeshtë, lehtë, e shpejtë, kudo, të sigurojë shëndet më të mirë dhe jetë më të gjatë? Po, thonë ekspertët, që po rikthejnë vëmendjen te një tregues i njohur i shëndetit të mirë: hidratimi.

Studimi i ri nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të SHBA-së, i publikuar në eBioMedicine, tregon se të rriturit që mbajnë veten të hidratuar janë më të shëndetshëm, kanë më pak rrezik për sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës ose të mushkërive dhe jetojnë mesatarisht më gjatë se ata që nuk pijnë mjaft lëngje.

Autorët e studimit tregojnë se gjysma e njerëzve në botë nuk konsumojnë sasinë e rekomanduar të ujit në ditë.

Sipas Akademive Kombëtare të Mjekësisë, gratë duhet të pijnë të paktën 6-9 gota në ditë (1,5-2,2 litra)