
“Sekreti” i Ronela Hajatit nuk e çon Shqipërinë në finalen e Eurovision-it
Këngëtarja Ronela Hajati e cila përfaqësoi Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2022” me këngën “Sekret” nuk u kualifikua dot në finale
Ronela Hajati e ndezi skenën, por Shqipëria nuk arriti dot të kalojë në finale pasi nuk mori pikët e mjaftueshme.
Votimi ishte i hapur gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme, ku qytetarët nga shtete të ndryshme kanë pasur mundësi të votojnë për performancën që u ka pëlqyer më shumë.
Këngëtarja me këngën “Sekret” u shoqërua në performancën e saj nga koreografja shqiptare Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë.
*Tibo News.