
Sekreti i çokollatës që na bën më të lumtur
Kur jemi të mërzitur apo të stresuar kërkojmë të konsumojmë diçka të ëmbël. Dhe sipas një studimi të fundit, disa copa të vogla çokollatë e zezë me përmbajtje kakaoje mund të ndryshojnë vërtetë gjendjen tonë emocionale dhe të na bëjë më të lumtur.
Studiuesit nga Korea kanë zbuluar se të rriturit që konsumojnë në total 10 gramë çokollatë të zezë me 85 % kakao për tre herë në ditë, janë më të lumtur se të tjerët që konsumojnë çokollatë me më pak % kakaoje në të, apo që nuk e konsumojnë aspak.
Besohet se përmirësimi në gjendjen e humorit dhe emocioneve lidhet me ndryshimet mikrobiale në zorrë të trupit nga konsumimi i çokollatës. Në studim nuk janë përfshirë çokollatat e famshme me qumësht si Nestle dhe Cadbury për të cilat ekspertët bëjnë thirrje të konsumohen në mënyrë të moderuar.
Produktet e çokollatës me përqindje të lartë të kakaos janë ehde më të shëndetshme sepse përbajnë më shumë sheqer, yndyrë dhe aditivë si ngjyryes dhe vaj palme.