Sekretet për të kursyer para në mënyrë sa më efektive

Sezoni i verës mbetet periudha që ju harxhoni më shumë para, madje ndonjëherë edhe kur nuk duhet. Por mos u shqetësoni ka disa mënyra tepër efektive sesi të kurseni sa më shumë para.

Ju mund të filloni duke ndryshuar disa nga zakonet tuaja rutinë dhe të kurseni kështu jo vetëm para, por edhe kohë.

  1. Shmangni kafen përpara se të bëni blerje

Njerëzit që pinin një filxhan kafe shpenzuan 50% më shumë para dhe blenë rreth 30% më shumë artikuj sesa ata që kishin pirë ujë apo diçka tjetër.

  1. Planifikoni të bëni pazar menjëherë pasi të keni ngrënë

Nëse blini kur jeni të uritur, gjithçka do t’ju duket shumë tërheqëse, kështu që ka një shans më të madh që të blini diçka që nuk do t’ju nevojitet. Bëjeni zakon të bëni blerje me stomakun plot.

  1. Lini mënjanë dhe fshihni një shumë të vogël parash

Gjëja kryesore këtu është të ruani paratë larg syve dhe të mos mendoni për to. Ju mund të filloni me shuma shumë të vogla parash.

  1. Paguani me para në dorë kur jeni duke bërë pazar

Është shumë më e lehtë për ne që thjesht të rrëshqasim një kartë sesa të paguajmë me para në dorë. Por kur i hedhim një sy parave tona, ne jemi më të vetëdijshëm për vlerën e tyre dhe marrim një ndikim më të madh psikologjik nga blerja me to.