
Seanca ndaj Sali Berishës me avokatë nga shteti
Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot për të tretën ditë me radhë, seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Një ditë më parë avokatët e Sali Berishës braktisën sallën pas disa orë seance, në shenjë proteste për rrëzimin e kërkesës së tyre nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Ata kërkuan interpretimin e masës së Berishës nga Gjykata Kushtetuese, kërkesë e cila u rrëzua.
Gjykata e Posaçme njoftoi se kishte zgjedhur avokatin Artan Simoni si mbrojtës kryesisht në mënyrë që të vijonte seanca. Pas rreth 1 orë seancë, togat e zeza me kërkesë të Prokurorisë vendosën të shtyjnë për sot seancën me të tjerë avokatë mbrojtës, nga lista e avokatëve kryesisht.
Shkak dyshohet një qëndrim i avokatit mbrojtës Artan Simoni në rrjetet sociale kundër Sali Berishës.
A ka frikë se do futet në burg? Berisha i përgjigjet gazetarit