Së shpejti një regjistër unik adresash

Një projekt për sistemin e adresave është miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave.

Në projektligj, janë kryer disa ndryshime që synojnë të krijojnë një regjistër unik adresash dhe një numër unik për çdo ndërtesë, banesë apo biznes në territorin e vendit. Ky projektligj pritet t’i dërgohet për miratim Parlamentit.

ministri i Brendshëm Taulant Balla ka sqaruar ditën e djeshme duke thënë se:

Nëse deri më tani kemi pasur regjistra adresash nga institucione të ndryshme një te Kadastra, një te Bashkia, një tjetër tek OSHE-ja apo të tjerë, sot do të kemi një regjistër unik në patronitetin e Ministrisë së Brendshme dhe po ashtu çdo banesë, çdo biznes, çdo ndërtesë në Republikën e Shqipërisë do të ketë një kod unik i pa replikueshëm bashki të ndryshme, pra në të gjitha banesat në Republikën e Shqipërisë do të kenë kodin e tyre unik”.

Paralelisht strukturat në varësi të Ministrisë së Brendshme po bashkëpunojnë dhe me kompaninë Google për të integruar ndryshimet që do i bëhen adresarit duke i dhënë akses qytetarëve që përmes numrit unik të gjejnë destinacionin e kërkuar, të saktë.

Ndërkohë ky informacion mund të gjendet dhe në faqen e internetit adresari.gov.al, ku çdokush mund të shprehë edhe shqetësimin e tij për mosgjetjen e adresave të caktuara.