Së shpejti ndryshon struktura e mjekut të familjes

Shqipëria pritet që të kalojë si sistemi europian përsa i përket mjekëve të familjes. Bëhet fjalë për një projekti të Ministrisë së Shëndetësisë, ku mjekët e familjes fuqizohen ,më tepër, duke kaluar në qendra të mjekësisë familjare, duke ulur numrin e referimeve në shërbimet sekondare, terciare dhe në shërbimet e urgjencës.

Për shkak të rolit që do marrin mjekët e familjes, por gjithashtu edhe rritja e pagave për bluzat e bardha ka bërë që për këtë vit të ketë një interes të shtuar të mjekëve të rinj për të zgjedhur specializimet për mjekë familje dhe urgjence ku prej vitesh nuk zgjidheshin nga aplikantët duke rrezikuar mungesën e mjekëve në këto dy fusha.

Nga 30 kuota të miratuara për mjekë familje, janë zgjedhur gjithësej 26. Universiteti i Mjekësisë pritet që të hapë sërish fazën e aplikimeve për plotësimin total të tyre.

Këtë vit Universiteti i Mjekësisë hoqi testimin për specializimet vetëm për degën e mjekësisë familjare dhe atë të urgjencës, për të thithur më shumë studentë dhe për të plotësuar vakumin e krijuar ndër vite.