Scholz kundër bllokadës së Greqisë ndaj Shqipërisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz del kundër bllokadës së Greqisë ndaj Shqipërisë, e cila nuk dha dritën jeshile ndaj vendin tonë për hapjen e kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit, si një hakmarrje ndaj arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Qëndrimi i fortë i kancelarit gjerman u bë në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin grek Kiriakos Mistotaqis, i cili vizitoi Berlinin. Ai shtoi se Gjermania është në anën e procesit të anëtarësimit në BE, sepse dëshiron që vendet kandidate ta arrijnë atë sa më shpejt. Për Scholz ky qëndrim vlen edhe për mosmarrëveshjet për shtetet e tjera të rajonit.

Komisioni Evropian më 11 nëntor, sipas Deutsche Welle, rekomandoi fillimin e bisedimeve për tre grup-kapitujt e deri në fund të vitit 2023. Që bisedimet të hapen duhej mbështetja unanime e 27 vendeve në Këshillin Europian të shteteve anëtare të BE. Por Greqia preferoi hakmarrje, duke mos iu bashkuar shteteve të tjera anëtare të BE-së.