Satelitët Albania 1 dhe 2 nisen në hapësirë

Dy satelitët Albania 1 dhe Albania nisen drejt hapësirës. Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor njoftoi nisjen e dy satelitëve nëpërmjet Falcon 9 të misionit Transporter-6, nga Space Launch Complex .

Nisja e tyre u bë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida dhe u përshëndet dhe nga kryeministri i vendit, i cili e cilëson si një premtim të mbajtur të qeverisë.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Ja dhe kjo, u tha u bë”.

Kontrata e Shërbimit Satelitor u nënshkrua në fund të muajit Shtator të vitit 2022.  Dy satelitët parashukohet të monotorojnë territorin shqiptar, zhvillimin e kapaciteteve teknike si dhe profesionale për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor, dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë.

Dy satelitët do të jenë në përdorim për 3 vite, që do t’i kushtojë buxhetit shqiptar një shumë prej 6 milionë dollarë. Kreu i qeverisë, Rama, ka deklaruar se lëshimi i dy satelitëve është një tjetër epokë për zbatimin e ligjit, si dhe në funksion të luftës anti korrupsion.

*Tibo News