
Sanksionet godasin prodhimin e automobilave rusë
Mijëra punëtorë të automjeteve janë pushuar nga puna dhe çmimet e ushqimeve po rriten pasi sanksionet perëndimore po godasin qytetin e vogël rus të Kaluga-s dhe prodhuesit e tij kryesorë të makinave të huaja.
Rajoni Kaluga, 190 kilometra në jugperëndim të Moskës, thotë se ka tërhequr më shumë se 15 miliardë dollarë investime tëhuaja, që nga viti 2006.
Por sanksionet perëndimore të vendosura javët e fundit për shkak se Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, ka ndaluar prodhimin në dy fabrikat kryesore të makinave, Volkswagen të Gjermanisë dhe Volvo të Suedisë.
Valery Uglov është një mekanik në fabrikën e Volkswagen të rajonit.
“Pyetja e vetme është se kur mund të fillojmë të punojmë përsëri, sepse një situatë e tillë e pasigurt i shqetëson njerëzit. Jemi pushim prej javësh, shpresojmë të kthehemi sa më shpejt në punë dhe të gjithë do të kenë sërish besim në të ardhmen”, shprehet me shqetësim ai.
Fabrika Ruse që është një sipërmarrje e përbashkët midis Stellantis dhe Mitsubishi dhe punëson 2,000 persona mund të ndalojë së shpejti prodhimin për shkak të mungesës së pjesëve.
Analistët kanë parashikuar se inflacioni rus mund të rritet në 24 për qind këtë vit, ndërsa ekonomia mund të tkurret në nivelet e 2009-ës.
Volkswagen, fabrika e të cilit punëson 4,200 njerëz, në fillim të marsit pezulloi punën.
Volvo Group, i cili punëson mbi 600 njerëz për të ndërtuar kamionë, pezulloi gjithashtu prodhimin.