
Sandra Bullock lajmëron largimin nga aktrimi
Sandra Bullock, aktorja e njohur dhe e dashur për publikun është shprehur në një nga intervistat për “The Hollywood Reporter” se do të bëjë një pushim pa afat nga aktrimi.
57-vjeçarja u shpreh se po e priste me entuziazëm të pasurit një orar më pak të ngjeshur.
Aktorja e njohur Sandra Bullock ka përsëritur se do të bëjë një pushim nga aktrimi gjatë një interviste që dha për “The Hollywood Reporter” që u publikua javën e kaluar. Aktorja 57-vjeçare tha se mezi priste që të kishte një orar më pak të ngjeshur në të ardhmen e afërt.
“Nuk dua të jem e përkushtuar ndaj orarit të askujt tjetër përveç timit. Jam shumë e lodhur dhe nuk jam e aftë të marr vendime të shëndetshme. Puna ka qenë gjithmonë e qëndrueshme për mua dhe kam qenë shumë me fat.”- u shpreh aktorja.
Burime kanë treguar se aktorja nuk e di kohëzgjatjen e shkëputjes, por do të jetë gjithmonë në kërkim të gjërave të cilat i falin lumturi.
Ajo ka dëshirë që kohën e saj t’jua dedikojë fëmijëve të saj Louis, 12 vjeç dhe Laila, 10 vjeçe.