AlbanianEnglish

Samsung shënon një rënie të fitimeve

Gjigandi i teknologjisë Samsung është përballur me një rënie të fitimeve në tremujorin e fundit të vitit 2022.

Sipas të dhënave nga kompania fitimet e tre mujorit ranë në nivele që nuk ishin parë që prej vitit 2014.

Në një ekonomi globale të trazuar me rritje të inflacionit dhe rënie të konsumit është parë një ndikim i gjerë në industrinë e pajisjeve teknologjike.

Sipas ekspertëve të ekonomisë pritet që Samsung të ketë një rënie të shitjeve edhe përgjatë tre mujorit të parë të këtij viti.

Kompania koreane-jugore e cila është prodhuesi më i madh në botë i çipave, memories, televizorëve dhe smartfonëve njoftoi se fitimi i saj ra në tremujorin e fundit të vitit me 69% në 3.37 miliardë dollarë nga 13.87 trilionë dollarë që ishte një vit më parë.

Rritja e normave globale të interesit dhe kostoja e jetesës jo vetëm që kanë ulur kërkesën për telefonat inteligjentë dhe pajisje të tjera.

Pavarësisht raporteve për rënie të fitimeve, aksionet e kompanisë Samsung pësuar një rritje me 1.4% këtë të premte me konsumatorë që shpresojnë se kompania do të gjejë një zgjidhje për të rritur fitimet.

*TiboNews

You don't have permission to register