
Samsung fiton gjyqin, nuk i kufizohen më shitjet në Rusi
Një gjykatë ruse rrëzoi vendimin që ndalonte Samsung Electronics të shiste 61 modelet e telefonave inteligjentë në Rusi.
Vendimi ka të bëjë me një proces gjyqësor për pronësinë intelektuale që filloi vitin e kaluar.
Vendimi do të thotë se Samsung nuk është i kufizuar në shitjet e tij sipas ligjit rus. Megjithatë kompania tha këtë muaj se do të ndalonte dërgesat e pajisjeve në Rusi në kuadër të sanksioneve që ndërmorën shumë kompani të tjera.
Padia kundër kompanisë koreano-jugore e paraqitur vitin e kaluar pretendonte se Samsung Pay kishte shkelur patentën e saj të sistemit të pagesave elektronike të regjistruar në Rusi.
Ndalimi nuk u zbatua kurrë sepse Samsung apeloi vendimin fillestar dhe për vendosjen e masave të përkohshme nuk u miratuan.
Zyrtarët e gjykatës nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese të dërguar me email për koment.
Një vendim gjykate në tetor renditi 61 modele të Samsung-ut që kompanisë i ndalohej t’i importonte dhe shiste në Rusi.
Samsung ishte lideri i tregut në tregun rus të celularëve në tremujorin e katërt të 2021, me 30% të tregut. Pas saj renditeshin me 23% Xiaomi dhe 13% të Apple, sipas të të dhënave nga Counterpoint.